A e dinit kush e fitoi lotarinë Amerikane pa aplikuar fare? Ja mënyra si veprojnë disa VIP-a (FOTO) – AlpeGossip
A e dinit kush e fitoi lotarinë Amerikane pa aplikuar fare? Ja mënyra si veprojnë disa VIP-a (FOTO)

A e dinit kush e fitoi lotarinë Amerikane pa aplikuar fare? Ja mënyra si veprojnë disa VIP-a (FOTO)

Vendosi mami dhe babi që kur ishin në bark: ti do bëhesh amerikan dhe kështu u bë. Mania e re e prindërve të rinj quhet “lindje në Amerikë”. Menjëherë më pas bebi vjen në shtëpi bashkë me një pasaportë të zezë me shqiponjë dhe quhet qytetar amerikan. As lodhje, as dokumente, as viza, as ambasada. Lotari që në ditët e para të jetës. Para se bebi të rritet, pa shkuar ende në çerdhe, pa bërë akoma biseda shkollash a universitetesh, prindërit e rinj kanë vendosur të  ardhmen amerikane të fëmijëve.

Estela Ujka ka veç dy ditë që është kthyer nga Nju Jorku, ku lindi vajzën e saj të tretë. Dhe jo vetëm e lindi por edhe e pagëzoi me një emër amerikan Damar Brooklyn. Ditët e para të jetës vogëlushja i kaloi veç me mamin duke shëtitur nëpër parqe e muze, për t’u kthyer në Shqipëri tek motrat e saj pas pak javësh, bashkë me pasaportën amerikane në xhepin e mamit, e lirë të kthehet aty sa herë të dojë.

Zgjedhje amerikane vendosën edhe dy prindër të tjerë për vogëlushen e tyre. Bella, vajza e stilistit Valdrin Sahiti u kthye dje në shtëpinë e saj. Sytë për herë të parë i hapi shumë larg prej andej, në Amerikë. Nuk e dimë nëse është një zgjedhje e menduar me laps e letër për të ardhmen e vajzës, por tashmë ende disaditëshe Bella ka një avantazh më shumë se të tjerët.

Një tjetër vogëlush lindi dje në Amerikë. Futbollisti i Kombëtares Ansi Agolli postoi një foto direkt nga spitali po në Nju Jork.

Dhe nëse këta prindërit e mësipërm s`kanë dhënë ende ndonjë intervistë ku të flasin për zgjedhjen e tyre, Fjolla Morina e ka treguar me detaje aventurën. Në një intervistë që dha përpara disa kohësh rrëfeu dëshirën e madhe që kishte pasur për ta lindur vajzën e dytë në Amerikë dhe se si ia kishte hedhur paq në aeroport për të kaluar në muajin e tetë të shtatzënisë. Kështu që edhe Alayah ka një pasaportë amerikanë falë mamit.