NOIZY “PENDOHET” SHPEJT/ Rastet kur REPERI është PAJTUAR me Vip-at pasi i ka OFENDUAR – AlpeGossip
NOIZY “PENDOHET” SHPEJT/ Rastet kur REPERI është PAJTUAR me Vip-at pasi i ka OFENDUAR

NOIZY “PENDOHET” SHPEJT/ Rastet kur REPERI është PAJTUAR me Vip-at pasi i ka OFENDUAR

Noizy është një nga reperët më të preferuar nga publiku shqiptar. Këngët e tij kthehen gjithnjë në hite dhe suksesi i tij kohët e fundit ka arritur majat.

Përveç tregut muzikor shqiptar, muzika e Noizyt tashmë dëgjohet edhe jashtë kufijve.

Së fundmi ai realizoi edhe një bashkëpunim me reperin austriak Raf Camora, i cili rezultoi jashtëzakonisht i suksesshëm dhe për pak ditë grumbulloi një numër të madh klikimesh në Youtube.

Por përveç muzikës, Noizy përflitet edhe në aspekte të tjera, dhe ndër to ne kemi veçuar marrëdhënien me kolegët e tjerë. Shpeshherë kemi dëgjuar për zënkat e tij me artistë të njohur e për motive nga më të ndryshmet. Ajo që tërheq vëmendje është se Noizy në fillim i ofendon madje edhe me fjalë banale dhe më pas papritur në rrjete sociale lajmi i pajtimit të tij me kolegët bën bujë të madhe. Mesa duket Noizy ndonjëherë flet pa menduar dhe nuk di të mbajë inate.

AlpeNews.al ju sjell rastet kur reperi i njohur ia ka dhënë fund “armiqësisë” së dikurshme:

Dafina Zeqiri 

Përmes këngës “Na jena Otr” Noizy dikur ofendonte rëndë Dafina Zeqirin e duke i thënë tekstualisht këto fjalë në mënyrë indirekte kur ishte e dashura e Ledri Vulës: Nusen tone ta ka q** krejt Estrada.

Megjithatë raportet mes tyre janë përmirësuar dhe së fundmi ata kanë sjellë një videoklip në bashkëpunim me njëri tjetrin e ku duken mjaft të afërm. Klipi u lançua ditën e djeshme dhe mban titullin: A don love, a don sex.

Ledri Vula 

Konflikti mes Noizyt dhe Ledrit ka qenë i hershëm që kur  ky i fundit ishte pjesë e grupit “Babastars”.

Por më pas për arsye të tjera Ledri u largua nga ky label dhe nisën thashethemet që marrëdhëniet mes tij e Noizyt ishin përmirësuar derisa kjo u vërtetua me fotot që ata postonin krah njëri tjetrit dhe këngën “Dje dhe sot”. Tashmë, dy reperët organizojnë edhe mbrëmje muzikore bashkë për t’i argëtuar ata që e dëgjojnë muzikën e tyre.

Albert Krasniqi

Konflikti disa vjeçar mes tyre i cili kulmoi me përleshje me armë dy vite më parë , “pushoi”  në Gjykatë ku Noizy dhe Albert Krasniqi “shpallën” pajtimin dhe u shfaqën më pas duke u përqafuar me njëri tjetrin.

Ndoshta Enca është pajtimi i radhës?!

Përgatiti: AlpeNews.al