“NDRYSHO DREJTIM”/ Pse të heqësh dorë të çon drejt suksesit – AlpeGossip
“NDRYSHO DREJTIM”/ Pse të heqësh dorë të çon drejt suksesit

“NDRYSHO DREJTIM”/ Pse të heqësh dorë të çon drejt suksesit

Sot ka shumë trysni për të qenë shumë i mirë në një gjë. Gjysma e trysnisë vjen nga rrjetet sociale, ku duhet të krijosh prezencën tënde dhe të tërheqësh vëmendje. Gjysma tjetër vjen nga nevoja për të krijuar një karrierë. Po bëhet gjithnjë e më e vështirë të krijosh një biznes tëndin. Megjithatë kjo i shtyn njerëzit të provojnë dhe të bëhen ekspertë, ashtu si dhe të bëhen të dukshëm dhe të suksesshëm.

Suksesi i Joe Rogan-it vjen jo nga të qenit i fokusuar në mënyrë individuale, por shumë pasionante.
Karriera e tij zbulon një rrugë unike dhe frymëzuese drejt përmbushjes nga pasioni.


Joe ishte i pasionuar rreth arteve marciale. Ai praktikoi shumë lloje të këtij sporti përgjatë shkollës së mesme dhe të lartë. Ai fitoi turneun e “Kampionatit të Hapur të Amerikës” në Taekëondo, në moshën 19- vjeçare. Më pas ai u bë instruktor, por hoqi dorë kur ishte 21 vjeç, sepse kishte frikë nga lëndimet afatgjata. Kjo e la pa karrierë. Ai vendosi të vazhdonte kolegjin, por kjo nuk ishte diçka për të dhe u përjashtua.

Ku Joe shihte se diçka nuk bënte për të, ai ndryshonte drejtim. Kjo është një sfidë kur je i vetëm. Nëse po bëni diçka që nuk ju përshtatet dhe nuk është diçka që e dëshironi, hiqni dorë. Jeta është shumë e shkurtër për t’i kushtuar kohë diçkaje që nuk është e dobishme për ju.

Pas kësaj, Joe provoi të ndërtonte një karrierë në komedi, të cilën e kishte pasion gjithashtu. Kjo i dha shumë liri financiare, duke i krijuar dhe mundësinë për t’iu dedikuar komedisë, në mënyrë që  të kthehej në të ftuarin e përhershëm të shumë klubeve në zonën e Los Anxhelos-it. Kështu, Joe kaloi 10 vjet duke punuar si komentator për “UFC” dhe fitoi shumë çmime. Në të njëjtën kohë, ai pranoi të punonte tek “Fear Factor”.


Ai ka hapur një blog që në vitet 2000, në të cilin promovon suksesin që ka arritur. Joe zgjodhi të provonte shumë gjëra në vend që të kapej fort vetëm pas diçkaje.  Tani, ai ofron lirinë për ata që kanë nevojë ta dëgjojnë- përfshirë dhe mua.
Duhet të kuptojmë se të kesh shumë pasione është diçka e mirë. Për Joe-n, të kesh frikë nuk është problem. Vlerësoni çdo pjesë tuajën. Bëni të gjitha gjërat që doni të bëni dhe mos kini frikë të eksperimentoni.