“MU DUK E LEZETSHME…”/ Nuk përmbahet Enca, pozon nudo në plazhet e Shqipërisë (FOTO) – AlpeGossip
“MU DUK E LEZETSHME…”/ Nuk përmbahet Enca, pozon nudo në plazhet e Shqipërisë (FOTO)

“MU DUK E LEZETSHME…”/ Nuk përmbahet Enca, pozon nudo në plazhet e Shqipërisë (FOTO)

Me rritjen e temperaturave, këngëtarja Enca Haxhia ka shijuar disa ditë të nxehta në plazh, ku ka shkrepur disa foto akoma më të zjarrta se temperaturat.

Këngëtarja ka pozuar nudo teksa është “fshehur” pas një shkëmbi, ndërsa foton s’e kurse për fansat e saj në rrjete sociale.

“Mu duk e lezetshme, mund ta fshij më vonë”- shkroi ajo krahas postimit ku vërshuan komentet.

Teksa të gjithë po prisnin projektin e saj më të ri muzikor, këngëtarja i ka surprizuar të gjithë me një postim në Instagram ku shfaqet duke përqafuar një mashkull, identitetin e të cilit nuk e ka zbuluar pasi në foto shfaqet vetëm me shpinë.

 

Të gjithë ndjekësit kanë nisur menjëherë aludimet se ky mund të jetë i dashuri misterioz i këngëtares mirëpo ne kemi dyshimet tona se kjo mund të jetë një sekuencë e shkëputur nga klipi i këngës më të re të këngëtares.

Para pak ditësh Enca ka zbuluar se shumë shpejt do të bëhet pjesë edhe tregut muzikor ndërkombëtar. Ajo i ka lënë fansat e saj ta pyesin në lidhje me gjithçka që kanë dëshirë dhe një i huaj i ka kërkuar që të flasë edhe në anglisht, sepse ata nuk e kuptojnë kur shkruan në shqip.

“Ti ke më shumë fansa të huaj, kështu që pse flet në gjuhën tënde? Bëje si në Dubai”, i ka shkruar dikush.

“Bëj më të mirën time për të respektuar fansat e mi, shqiptarë dhe të huaj, kështu që përpiqem t’i përziej bashkë të dyja gjuhët. Këngë ndërkombëtare vjen së shpejti”, është përgjigjur Enca.