A do të zhvendoset Apartamenti 2xl në Klan? Rrëfehet aktori Albano Bodgo: Për momentin… – AlpeGossip
A do të zhvendoset Apartamenti 2xl në Klan? Rrëfehet aktori Albano Bodgo: Për momentin…

A do të zhvendoset Apartamenti 2xl në Klan? Rrëfehet aktori Albano Bodgo: Për momentin…

Aktori i humorit, pjesë e Apartamentit 2xl, Albano Bodgo ishte i ftuari i radhës në emisionin “Kripë dhe Piper”me Alfion dhe Indritin.

Dhe të kesh një të ftuar humorist, sigurisht që nuk mund ti shpëtosh batutave edhe gjatë gatimit. Albano tregoi se nuk është vetëm një aktor i suksesshëm, por edhe në fushën e gatimit nuk mbetet pas. Edhe pse pranon se disa receta të thjeshta mund të bëjë.

Bogdo foli rreth jetës së tij private, angazhimit si aktor dhe marrëdhënies me kolegët. Por nuk kishte se si ti shpëtonte interesit të momentit mbi thashethemet për një zhvendosje të mundshme të Apartamentit 2xl nga Vizion Plus në televizionin Klan.

Me sportivitetin që e karakterizon Albano mohoi gjithçka duke shuar zërat për largimin drejt Klan. Të paktën për momentin. Se çfarë rezervon e ardhmja mbetet për tu parë në ditët në vijim.