Quhet “çanta e të pasmeve” dhe do t’iu shpëtojë jetën (FOTO) – AlpeGossip
Quhet “çanta e të pasmeve” dhe do t’iu shpëtojë jetën (FOTO)

Quhet “çanta e të pasmeve” dhe do t’iu shpëtojë jetën (FOTO)

Mjafton një ditë që një nga influencueset shqiptare të modës të shfaqet, nga me një çantë me rrip të gjatë, me një çantë në ije, që të kthehet në trendin e momentin. Çanta e quajtur në anglisht “bumbag”, në shqip ka kuptimin e çantës që vendoset te të pasmet.

Sigurisht nuk është blerja më e përjetshme që mund të bëni dhe ndoshta do të jeni në dyshim sesi mund ta vishni atë fillimisht, por ka një arsye pse e përkrahim çantën e vogël: gjeni të duhurën dhe ju garantojmë se do t’i shtojë fuqinë për ta bërë çdo veshje “të paparë”.

Për mos të përmendur faktin se do t’jua bëjë jetën më të thjeshtë: Imagjino të jeni duke vrapuar për të kapur autobusin, apo kur je duke pirë një gotë verë, ndërsa bën një “Instastory”.

Mund ta vendosni atë në bel, përmes trupit ose në ije, duke e zëvendësuar me rripin.

 

Nëse jeni në mëdyshje për këtë trend të rëndësishëm pranverë/verë 2018, le t’ju prezantojmë me disa ide kombinimi nga të famshmet shqiptare:

Lori Hoxha

Çanta “Gucci” është e preferuara nga fashionistat dhe nuk mund t’i mungonte gardërobës së Lori Hoxhës.

Nëse zgjidhni një çantë kadife, jo këtë me çmim 715 paund, Lori na tregoi se mund ta kombinoni të veshura shumë thjesht, pantallona dhe bluzë njëngjyrëshe.

Nëse zgjidhni një të zezë nuk do të thotë që bëheni të mërzitshme. Dhe është një aksesor që t’ju nxjerrë nga situata në eventet e darkës.

Estela Ujka

 

Mund të zgjidhni diçka më minimaliste si Estela Ujka. Mos harroni jeni gjithmonë “chic” kur vishni diçka të zezë.

Erisa Kaçupi

Kërkoni diçka me përmasa të vogla? Fashionista Erisa Kaçupi ka një ide për ju dhe shkon kaq shumë me pulovra.

Dua Lipa

Këngëtarja shqiptare ka zgjedhur dy trende në një, me çantën cope të vendosur përmes trupit.

Cilin kombinim pëlqyet më shumë?