“PAÇ RRUGËN TË SHTRUAR ME FLORI”/ Olta Boka i bën dedikimin e veçantë vëllait të saj në ditën e lindjes (FOTOT) – AlpeGossip
“PAÇ RRUGËN TË SHTRUAR ME FLORI”/ Olta Boka i bën dedikimin e veçantë vëllait të saj në ditën e lindjes (FOTOT)

“PAÇ RRUGËN TË SHTRUAR ME FLORI”/ Olta Boka i bën dedikimin e veçantë vëllait të saj në ditën e lindjes (FOTOT)

Ditën e sotme vëllai i vetëm i Oltës, Stiv Boka, feston ditëlindjen. Edhe pse ai është bërë dhe vetë pjesë e muzikës, një pjesë e madhe e njerëzve vazhdojnë ende ta njohin si vëllai i vogël i Oltës. Kështu, në këtë ditë speciale, këngëtarja i ka bërë një dedikim shumë të ndjerë vëllait të saj.

Olta shprehet se Stivi ka qenë si fëmija i saj i parë, që e ndihmoi të përgatitej për të ardhmen.

“Nuk të kam vetëm vëlla Stiv Boka. Ti je fëmija im i parë që më ndihmoi të përgatitesha më prindërimin! Dhe siç uron prindi për fëmijën, paç rrugën të shtruar me flori e fat. Shpirtin të përmbushur në çdo hap dhe Zoton bashkudhëtuar! Arritsh sukseset që të do zemra!”, shkruan Olta në urimin e saj.

Këngëtarja u bë nënë për ehrë të parë në korrik të vitit që lamë pas, ndaj shprehet se Sivi i ka lehtësuar gjithçka me prindërimin. Para disa ditësh ajo publikoi dhe një video shumë të ëmbël të vajzës së saj, Gaia, që gëzonte sapo shikonte Stivin në ekran duke kënduar.

“Ne nuk shohim televizor, por e bëjmë një përjashtim për dajën. Hajde o Stiv se po i hidhej televizorit për ta marrë në krahë”, shkroi Olta përkrah videos së ëmbël të së bijës.