“III ME STREÇE”/ Njihuni me VIP-at që ranë pre e BULLIZMIT gjatë adoleshencës. Nga Ledion Liço tek… (FOTO) – AlpeGossip
“III ME STREÇE”/ Njihuni me VIP-at që ranë pre e BULLIZMIT gjatë adoleshencës. Nga Ledion Liço tek… (FOTO)

“III ME STREÇE”/ Njihuni me VIP-at që ranë pre e BULLIZMIT gjatë adoleshencës. Nga Ledion Liço tek… (FOTO)

Bullizmi është një nga fenomenet më shqetësuese të shoqërisë dhe ka të bëjë me dhunën psikologjike apo  fizike të ushtruar ndaj fëmijëve apo adoleshentëve.

Edhe pse ndërmerren masa për ta parandaluar paksa, sërisht ai është i pranishëm.

Edhe figura të famshme të ekranit, janë tallur e përqeshur diku nga bashkëmoshatarët e tyre, ndërsa sot I tregojnë historitë e tyre pa nguruar në mënyrë që ta zbusin sadopak fenomenin em këshillat  e tyre.

Pamja fizike është një nga shkaqet më të shumta pse adoleshentët keqtrajtohen në forma të ndryshme nga bashkëmoshatarët e tyre, pork a edhe plot aspkete të tjera të sjelljeve të tyre që mund të shndërrohen në object talljeje.

Nga Ledion Liço tek Ronela Hajati, njihuni me eksperiencat e vështira të vipave gjatë fëmijërisë së tyre:

Ledion Liço

Teksa ishte i ftuar në emisionin “Pop Culture”, moderatori i njohur Ledion Liço tregoi eksperiencën e tij të vështirë gjatë adoleshences kur hasi problemet e bullizmit për shkak të dialektit nga Erseka, teksa studionte në Tiranë.

“Për mua ka qenë një periudhë e vështirë, dhe shpesh mbyllesha në dhomë dhe qaja. Flisja me dialekt dhe të gjithë njerëzit qeshnin dhe talleshin. Por ia dola duke i thënë vetes se nuk ke lindur për të qenë si të tjerët, por që të jesh i veçantë. Përpos kësaj, kam punuar fort derisa mund të flisja një gjuhë të pastër, pa dialekt.”, u shpreh Ledioni.

Era Rusi

E ftuar në emisionin “Jo vetëm modë”, këngëtarja e njohur Era Rusi tregoi eksperiencën e hidhur që kishte kaluar gjatë adoleshencës. Pasi kishte performuar në skenën e “Kënga Magjike” , ajo ishte kritikuar të nesërmen në shkollë për shkak të pamjes së saj. Bashkëmoshatarët i ishin shprehur se ngjante më e madhe në moshë me atë paraqitje.

Igli Mezini 

I ftuar në emisionin “Wake Up: balerini i i njohur, Igli Mezini tregoi se si e tallnin shokët e tij gjatë kohës së adoleshencës ku i duhej të vishte streçet e balerinit.

“Kam pasur dhe unë momentet e mia që jam zënë me të gjithë çunat e lagjes, thonin ‘Iii me streçe’. Por pastaj ndryshoi puna se thonin ti prek gocat”, u shpreh ai me shaka.

Ronela Hajati

“Isha ajo vajza që rrinte në bankë të parë, më thoshte familja mëso gjithë kohës. Isha me një palë syze, me tek vetull, flokët ishin të krehura si Elton Deda, ashtu të gjata se kam qenë metalare. Kam qenë shumë e veçuar, por në aktivite merrja pjesë.

Ishin të vetmet momente që unë të dilja dhe të dukesha pak.

Mund të them se të gjithë ata që janë talluar me mua, ia kam nxirë jetën në orë të muzikës, këndoja vetëm një këngë 8 vjet rresht dhe jam shumë e lumtur që ia kam bërë këtë. Këngën e Titanikut. Vinte ora e muzikës, thoja, ‘Zyshe mund të dal të këndoj një këngë?’

Vinte pjesa që ulërisja, bërtisja. Në gjimnaz vazhdoja mësoja dhe nuk dija asgjë tjetër nga kjo botë”, tregoi Ronela me humor për këtë eksperiencë të adoleshences së saj të cilën vite më parë me siguri nuk e ka përjetuar siç e tregon ditët e sotme.

/AlpeNews.al