BABA PËR HERË TË PARË/ Skerdi Ago zbulon gjininë e bebit që do vijë në jetë – AlpeGossip
BABA PËR HERË TË PARË/ Skerdi Ago zbulon gjininë e bebit që do vijë në jetë

BABA PËR HERË TË PARË/ Skerdi Ago zbulon gjininë e bebit që do vijë në jetë

Reperi i njohur Skerdi Ago dhe partnerja e tij, Vesa, do të bëhen së shpejti prindër për herë të parë. Lajmin e bukur e bëri të ditur vetë reperi para pak kohësh, duke u shprehur se mezi po pret të mbajë në krahë ëngjëllin e vogël.

Ndonëse dyshja fillimisht preferuan ta mbanin të fshehtë gjininë e bebit që do të vijë në jetë, ‘Xing.al’ zbuloi se çifti po pret një djalë. Vetëm së fundmi, Skerdi dhe Vesa e kanë pohuar lajmin duke zgjedhur mënyrën më të bukur për ta ndarë me të gjithë.

Dyshja kanë realizuar një set shumë të ëmbël fotografik dhe disa nga fotot i kanë ndarë në profilin e Instagramit. Në një foto ku shfaqet pranë Vesës, Skerdi ka shkruar: ‘Mezi po pres të të shoh djali im’.

Ndërkohë Vesa ka ndarë të tjera foto nga i njëjti set duke shkruar: ‘Është një djalë! ‘.