E BIJA FESTON DITËLINDJEN/ Sonila Meço bën për të gjestin e ëmbël – AlpeGossip
E BIJA FESTON DITËLINDJEN/ Sonila Meço bën për të gjestin e ëmbël

E BIJA FESTON DITËLINDJEN/ Sonila Meço bën për të gjestin e ëmbël

Për moderatoren e njohur Sonila Meço kjo ditë është shumë e rëndësishme. Sot janë bërë 8 vite që kur e bija, Amaris, ka ardhur në jetë.

Sonila ka publikuar vazhdimisht në rrjete sociale foto me të bijën dhe me rastin e ditëlindjes së saj nuk kishte si të mungonte një foto e ëmbël e Amarisit. Moderatorja ka publikuar në profilin e saj të Instagramit një foto të vajzës dhe ka zgjedhur fjalët më të bukura për ta uruar.

“8 vite që nga dita kur ma rr ëmbeu zemrën dhe ma mban të lumtur në të sajën. Gëzofsh jetë!”, ka shkruar ajo krahas fotos së vogëlushes. Amaris ka marrë shumë urime në këtë ditëlindje dhe ne i urojmë edhe 100 vite të tjera!