Fioralba Dizdari: Si është të punosh në televizion, kriteret që plotësova për të qenë prezantuese – AlpeGossip
Fioralba Dizdari: Si është të punosh në televizion, kriteret që plotësova për të qenë prezantuese

Fioralba Dizdari: Si është të punosh në televizion, kriteret që plotësova për të qenë prezantuese

Edhe pse jeton mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Fioralba Dizdari nuk mund t’i thoshte “jo” ofertës për të prezantuar rubrikën e motit në televizion.

“Miss Universe Albania 2013”, e cila që prej moshës 15-vjeçare ka pozuar për revista të njohura dhe marka të famshme si; Sherri Hill, Christian Dior e Paco Rabanne, e sheh të ardhmen në televizion, ku po punon për sjelljen e një programi që s’e kemi parë deri tani.

Në këtë intervistë për “Panorama Plus”, ajo zbulon kriteret që plotësoi si prezantuese dhe detaje nga jeta e re si një personazhet që del përditë në ekran:

Njihesh si “Miss Universe Albania”, por të shohim si prezantuese e rubrikës së motit. E ke pasur ambicie televizionin, apo ishte e paparashikuar nga ty?

Televizioni dhe skena janë pjesë e pandashme e punës sime dhe normale që unë këtu ndihem shumë komode. Kështu që kjo ambicie është zhvilluar natyrshëm.

Çfarë kriteresh duheshin plotësuar për të bërë prezantuesen e motit?

Eleganca, artikulimi, komunikimi, kultura. Këto janë një seri kriteresh që duhen. Në bindjen time janë këto, por gjithsecili ka karakteristikat e veta.

Fillove punë një ditë para reshjeve të borës në Tiranë dhe për këtë u komentove si vajza që solli dëborën në Shqipëri. Si e përjetove?

Ishte shumë gjë e bukur të shihje sërish dëborë në Tiranë, pasi kisha që vjet në dhjetor pa parë aq bardhësi. U kënaqa, madje mbaj mend që u frymëzova dhe fillova të shkruaja.

Flet në televizion për “Moti sot dhe nesër”. Te ty sa ndikim ka ndryshimi i kohës, diell apo shi?

Ka momente në të cilat e shijoj shiun, por drita dhe dielli janë vetë jeta.

Sa kohë të merr kjo punë e përditshme?

Më merr një pjesë të mirë të ditës. Është një punë që unë e bëj me pasion.

Ke krijuar miqësi me personazhe të njohur?

Me një pjesë të mirë që punojnë në “Tv Klan” dhe në “ABC News”, pasi me ta më lidh edhe puna këto kohë.

Rastet e mëparshme kanë treguar se vajzat e motit janë bërë moderatore të njohura. Cili është programi që ëndërron të drejtosh?

Kam një risi në mendje, por do e zbuloj në momentin e duhur.

Jeton mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Çfarë gjen këtu, që nuk e gjen dot në SHBA?

Këtu gjej familjen, shumë dashuri.