VAJZA E VETME E EMINEM TËRHEQ VËMENDJE/ Tashmë është një zonjushë shumë simpatike – AlpeGossip
VAJZA E VETME E EMINEM TËRHEQ VËMENDJE/ Tashmë është një zonjushë shumë simpatike

VAJZA E VETME E EMINEM TËRHEQ VËMENDJE/ Tashmë është një zonjushë shumë simpatike

Eminem ka 3 fëmijë, por vetëm njëra prej tyre është vajza e tij e vetme biologjike. Hailie Jade Scott është shumë e njohur nga fansat e Eminem dhe prej faktit se vetë reperi nuk ka lënë rast pa e përmendur vajzën e tij. Sot Hailie është rritur dhe është bërë një zonjushë shumë simpatike. Së fundmi ajo ka publikuar në rrjete sociale një fotografi, në të cilën shihet e tonifikuar dhe me trup të palestruar. E veshur me një palë bikini ngjyrë të verdhë, 23-vjeçarja ka arritur të tërheqë vëmendjen e të gjithëve.

Gjatë karrierës së tij muzikore, Eminem i ka dedikuar Hailiet mbi 20 këngë, sepse siç ka treguar edhe ai vetë ajo ka qenë motivimi i tij i vetëm. Duke qenë se ajo është pika e dobët e reperit, e kemi parë të rritet në sy të publikut dhe tani mund të themi se ajo është bërë një zonjushë shumë simpatike.