AVIONI NGATËRRON RRUGËN/ Niset për Gjermani dhe përfundon në Skoci – AlpeGossip
AVIONI NGATËRRON RRUGËN/ Niset për Gjermani dhe përfundon në Skoci

AVIONI NGATËRRON RRUGËN/ Niset për Gjermani dhe përfundon në Skoci

Një avioni i British Airways ishte planifikuar të dërgonte pasagjerët nga Londra në Düsseldorf, por gabimisht përfundoi në Edinburgh.

Në vend që të fluturonte drejt lindjes të kalonte nga English Channel në Eropë, avioni fluturoi drejt veriut në kryeqytetin skocez.

Por gabimi i British Airëays u zbulua vetëm gjatë uljes së avionit kur pasagjerët dëgjuan fjalën ‘Mirë se vini në Edinburgh”.

BA tha se faji pse avioni i tij udhëtoi 500 milje në drejtim të gabuar, pas ngritjes së fluturim mëngjesin e së hënës, ishte i operatorit gjerman.

Udhëtarët e hutuar, që lanë Londrën rreth orës 07:30 menduan se fillimisht piloti po bënte shaka kur tha nga kabina e tij ‘Mirë se vini në Edinburgh”. Por më vonë kuptuan se kishin fluturuar në një destinacion tjetër.

Pas dy orësh e gjysmë në aeroportin e Edinburgh, avioni i mbushur me pasagjerë u nis përsëri drejt Düsseldorf.