PËR PAK SA NUK QAU/ Ky dedikim nga motra e saj e emocionoi Olimpian pafund (FOTO) – AlpeGossip
PËR PAK SA NUK QAU/ Ky dedikim nga motra e saj e emocionoi Olimpian pafund (FOTO)

PËR PAK SA NUK QAU/ Ky dedikim nga motra e saj e emocionoi Olimpian pafund (FOTO)

Këngëtarja bukuroshe e ‘Xing me Ermalin’, Olimpia Smajlaj ishte këtë pasdite e ftuar në emisionin e Rudinës në Tv Klan. Ajo foli gjerë e gjatë për pasionet e saj, tatuazhet në trup dhe lidhjen e ngushtë me familjarët.

Olimpia tregoi se është shumë e lidhur me motrën e saj, e cila quhet Odeta. Dy vajzat kanë një ngjashmëri të madhe me njëra-tjetrën dhe duken thuajse identike. Odeta është zhvendosur në Australi dhe mes motrave ka lindur ndjenja e mallit.

E motra kishte përgatitur një video speciale për Olimpian, e cila u transmetua gjatë emisionit. “Doja thjesht të shpallja publikisht se sa shumë më merr malli për ty çdo ditë që kalon, pafundësisht shumë. Më duket sikur ditët nuk kalojnë kur mendoj sa larg e kam Olimpin tim të shtrenjtë.Të dua deri në fund të kësaj kohe dhe kësaj hapësire shpirti im, përgjithmonë,”- ishin fjalët që Odeta i dedikoi publikisht.

Për Olimpian ky dedikim ishte një surprizë që padyshim e lumturoi dhe e preku shumë, thuajse sa nuk qau. Ajo tregoi se motra e saj është natyrë e ndjeshme dhe çdo gjë e ndjen më shumë se njerëzit e tjerë.