HABIT ROBERT BERISHA/ I vendos kusht Luana Vjollcës për të qenë pjesë e emisionit të saj: Ajo nuk… – AlpeGossip
HABIT ROBERT BERISHA/ I vendos kusht Luana Vjollcës për të qenë pjesë e emisionit të saj: Ajo nuk…

HABIT ROBERT BERISHA/ I vendos kusht Luana Vjollcës për të qenë pjesë e emisionit të saj: Ajo nuk…

Robert Berisha ka një kusht shumë të rëndësishëm për Luana Vjollcën nëse ajo do ta ketë të ftuar në programin e saj të përjavshëm “Zemër Luana”.

Në emisionin e tij “Robi plaket kur do vet” teksa lexonte pyetjet e ardhura në Instagramin e tij, Roberti ka treguar edhe arsyen pse nuk ka qenë këto puntata dhe a do të jetë në vazhdim i ftuar tek Luana.

Roberi do të jetë tek emisioni i moderatores, por vetëm me një kusht: Nëse ajo gjithashtu jep intervistë në një television në Kosovë.

“Keni pyetur pse nuk po shkoj te emisioni i ri i Luana Vjollcës. Ajo është një moderatore shumë e mirë një artiste shumë e mirë edhe emisionet i ka shumë të mira. Nuk mundem të shkoj kur unë tri herë kam qenë te ajo, ajo nuk del nëpër emisione. Nuk shkoj edhe kam bërë pauzë edhe nuk shkoj se të mirat duhet të kthehen”, tri herë kam qenë e katërta nuk u mbajt”, tha Roberti mes tjerash.

“Pa ardhur Luana në Kosovë kudo jo te unë, le të shkojë nëpër emisione tjera, veç në Kosovë duhet me ardhë, atëherë shkoj edhe unë”, përfundoi ai.

Kujtojmë që puntatën që kaloi të ftuar në “Zemër Luana” ishin këngëtarët Rita dhe Fidan, Almeda dhe Tolgahan dhe Sarah dhe Pm.