ZËNKA VIRTUALE MES MAMAVE TË BUKUROSHEVE TË EKRANIT/ Si e nxorri “BLLOF” e ëma e Viola Spiros… – AlpeGossip
ZËNKA VIRTUALE MES MAMAVE TË BUKUROSHEVE TË EKRANIT/ Si e nxorri “BLLOF” e ëma e Viola Spiros…

ZËNKA VIRTUALE MES MAMAVE TË BUKUROSHEVE TË EKRANIT/ Si e nxorri “BLLOF” e ëma e Viola Spiros…

Postoi një poezi të cilën pretendoi se e kishte krijuar vetë dhe kritikat për mamanë e Oriola Marashit nuk kanë të ndalur.

Kësaj here pjesë e këtij “lumi të gjatë” kritikash u bë edhe Brunilda Spiro.

Bëhet fjalë për mamanë e Viola Spiros , e cila me anë të një ironie “të hollë” duket sikur “mbështet” shkrimin e Xhoit.

“Mendoj se imitimi dhe përshtatja na ka mbetur, meqë kjo pjesë qe fati ynë”, shkruan ajo në postimin e mamasë së Oriolës e cila gjithashtu nuk nguron aspak të replikojë.

“Poezia është e imja e dashur, madje as lexuar nuk e kisha këtë poezi të Kadaresë”, shkruan ajo .

Por që si mundet një dashëse kaq e madhe e poezisë të mos lexojë shkrimet e të madhit Ismail Kadare? Për më tepër Xhoi Jakaj vazhdon të këmbëngulë në të sajën dhe pas kritikave të shumta nuk e pranon hapur tentativën e dështuar për të kopjuar.

/AlpeNews.al