NUK E PRISNIM/ Këngëtarit shqiptar i zbulohet tradhëtia në mes të emisionit – AlpeGossip
NUK E PRISNIM/ Këngëtarit shqiptar i zbulohet tradhëtia në mes të emisionit

NUK E PRISNIM/ Këngëtarit shqiptar i zbulohet tradhëtia në mes të emisionit

Këngëtari i njohur shqiptar i hitit “Krejt ti fala” Ylli Limani është kthyer shpejt në një ndër personazhet që pëlqehet dhe komentohet shumë nga publiku. Ylli ka sjell një sërë bashkëpunimesh së fundmi të cilat kanë rezultuar mjaft të suksesshme dhe janë kthyer shumë shpejt në hit.

I ftuar në një intervistë në ‘Pop Culture’ me Kelvi Kadillin, Ylli është pyetur për të dashurën e tij dhe ka zbuluar se është në një lidhje, mirëpo nuk dëshiron të zbulojë emrin e saj. Ai ka befasuar teksa ka pranuar publikisht se e ka tradhëtuar partneren.

‘Të kanë tradhëtuar ndonjëherë?’, e pyet Kelvi, ndërkohë që Ylli është përgjigjur me një ‘Jo’.

‘Po ti ke tradhëtuar ndonjëherë?’, e ka pyetur përsëri moderatori. ‘Po, ama free shumë yyy’, është përgjigjur këngëtari duke nënkuptuar se ka qenë kohë më parë.