HAILEY BALDWIN ËSHTË SHTATZËNË? Fotoja e Justin Bieber na vuri të gjithëve në dyshime – AlpeGossip
HAILEY BALDWIN ËSHTË SHTATZËNË? Fotoja e Justin Bieber na vuri të gjithëve në dyshime

HAILEY BALDWIN ËSHTË SHTATZËNË? Fotoja e Justin Bieber na vuri të gjithëve në dyshime

Nuk e dimë se çfarë ndodh në atë mendjen e Justin Bieber, por shakaja e tij e 1 Prillit nuk ishte dhe aq për të qeshur!

Këngëtari fillimisht postoi foton e ekos së një foshnje, pa asnjë mbishkrim mbi të.

 

Përgjithësisht të gjithë e kuptuan menjëherë që bëhej fjalë për një shaka për Ditën e Gënjeshtrave.

Por për ta bërë më të besueshme, Justin postoi disa foto të bashkëshortes së tij, Hailey Baldwin, të shtruar në spital, e cila prek barkun.

“Nëse menduat se ishte një shaka e 1 Prillit”, shkroi ai krah fotove.

View this post on Instagram

If U thought it was April fools

A post shared by Justin Bieber (@justinbieber) on

Pas kësaj fansat u bënë lëmsh dhe disa prej tyre e besuan vërtet dhe nisën të pyesnin nëse Justin dhe Hailey do të bëheshin prindër.

Dhe që t’i jepte fund kësaj shakaje, këngëtari postoi këtë foto:

View this post on Instagram

Wait omg is that a,,, APRIL FOOLS

A post shared by Justin Bieber (@justinbieber) on

Mund të themi që ia doli të na gënjente!