“FEMRAT S’KANË NEVOJË PËR MASHKULLIN ME LEK”/ Elhaida Dani reagon ashpër ndaj komentuesit (FOTO) – AlpeGossip
“FEMRAT S’KANË NEVOJË PËR MASHKULLIN ME LEK”/ Elhaida Dani reagon ashpër ndaj komentuesit (FOTO)

“FEMRAT S’KANË NEVOJË PËR MASHKULLIN ME LEK”/ Elhaida Dani reagon ashpër ndaj komentuesit (FOTO)

Elhaida Dani së fundmi ka udhëtuar drejt Indonezisë me disa miq të saj muzikantë. Këngëtarja ka publikuar në rrjete sociale foto dhe video me pamje fantastike gjatë udhëtimit të saj. Një njërën prej tyre shihet nga lart qyteti i Dohas në Katar, pamjen e të cilit Elhaida duket se e ka shijuar shumë.

Megjithatë dikush prej ndjekësve të saj ka vendosur ta prishë këtë moment me anë të një komenti që Elhaidës nuk i ka pëlqyer aspak. Në videon e publikuar nga këngëtarja dikush shkruante: “Bëja qejfin sheikut se të paguan mirë. Të rroftë vizita”. Elhaidës nuk i ka kaluar pa i rënë në sy ky koment, ndaj ka reaguar ashpër ndaj tij. “Bravo! Sipas teje një femër të udhëtojë dhe të paguajë për jetën e saj ka nevojë pë sheik? Më vjen keq për ty! Familja ime më ka edukuar ndryshe. Ju lutem kemi nevojë të shohim jetën nga një tjetër perspektivë! Femrat s’kanë nevojë për ‘mashkullin me lek’ për të udhëtuar apo jetuar jetën e ëndrrave të tyre!”, – i është përgjigjur Elhaida.

Këngëtarja më pas ka marrë edhe mbështetjen e fansave të saj, të cilët e dinë shumë mirë sa shumë punë i është dashur për të arritur këtu ku është sot.