GOCË PËR SHTËPI/ Fifi gatuan fli në fshat dhe këto foto nuk duhen humbur – AlpeGossip
GOCË PËR SHTËPI/ Fifi gatuan fli në fshat dhe këto foto nuk duhen humbur

GOCË PËR SHTËPI/ Fifi gatuan fli në fshat dhe këto foto nuk duhen humbur

Dy ditë më parë këngëtarja e njohur Fifi ka publikuar këngën e saj të re të titulluar Akoma që u prit mjaft mirë nga ana e fansave të këngëtares. Kënga ishte një sukses për Fifin dhe për këtë arsye ajo ka vendosur që të festojë në një mënyrë tipike shqiptare.

Fifi ka publikuar në ‘Instastory’ një foto ku shihet teksa po përgatit  ushqimin e preferuar të shqiptarëve, flinë. Në disa video dhe foto të publikuara nga motra e Fifit, këngëtarja shihet teksa po mundohet të gatuajë flinë dhe më pas ta vendos atë në saç për tu pjekur.

“Sot kam festë do thyej ligjet”, ka shkruar Fifi pranë videos, ndërkohë që motra e saj nga ana tjetër ka treguar se Fifi është gocë për shtëpi dhe gjithë të interesuarit t’i shkruanin në mesazhe.