Pas tre vitesh mungesë, Beatrix Ramosaj iu rikthye muzikës. Ajo publikoi këngën më të re, të titulluar “Dancing with the devil”. Ky projekt është kompozuar nga Beatrixi, në bashkëpunim me Eugent Bushpepën. Eugenti është po ashtu protagonist në klip. Dyshja shfaqen në skena të nxehta dhe nga kjo lindën dyshimet për diçka më shumë.
Për më tepër, Oriola Marashi i cilësoi si “çift” publikisht. Ajo shpërndau këngën e Beatrixit në story dhe ndër të tjera shkroi: “Çifti më i mirë”, duke etiketuar këngëtaren dhe Eugentin. Mirëpo, i ftuar mbrëmjen e djeshme në “Soiree”, Eugenti rrëfeu që është i lidhur me një vajzë bjonde, e cila nuk është artiste. Domethënë e dashura e tij nuk është Beatrix Ramosaj.
Pjesë nga biseda në studio:
Jonida Shehu: Bjonde apo brune
Eugent Bushpepa: Bjonde
Jonida Shehu: Di të gatuajë apo gatuan ti për atë
Eugent Bushpepa: Gjysëm për gjysëm
Jonida Shehu: E ke sjellë në shtëpi, e ke prezantuar?
Eugent Bushpepa: Me Evën nuk është prezantuar, me mamin dhe motrën tjetër po.
Jonida Shehu: Artiste apo dentist?
Eugent Bushpepa: Asnjëra nga të dyja
Jonida Shehu: Rock-ere apo repere?
Eugent Bushpepa: Rock-ere
Jonida Shehu: Xheloze apo tolerante?
Eugent Bushpepa: Shumë tolerante
Jonida Shehu: E gjatë apo e shkurtër?
Eugent Bushpepa: Mesatare.
Jonida Shehu: Në klipet e tua do ta shohim ndonjëherë
Eugent Bushpepa: S’besoj