PASI U FILMUAN DUKE KËNDUAR BASHKË/ Reagon Eneda Tarifa: Edhe Saimir Tahiri ka të drejtë të bëjë qejf – AlpeGossip
PASI U FILMUAN DUKE KËNDUAR BASHKË/ Reagon Eneda Tarifa: Edhe Saimir Tahiri ka të drejtë të bëjë qejf

PASI U FILMUAN DUKE KËNDUAR BASHKË/ Reagon Eneda Tarifa: Edhe Saimir Tahiri ka të drejtë të bëjë qejf

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri më datën 5 prill u filmua duke performuar së bashku me këngëtaren e njohur Eneda Tarifa në një nga lokalet e natës në Tiranë.Videoja e mësipërme u shpërnda kudo dhe brenda pak orësh u bë virale, mirëpo e gjitha kjo për Enedën ka qenë e çuditshme.

Ditën e sotme ajo ishte e ftuar në “Pop Culture”, prej ku u shpreh në këtë mënyrë: “Nuk e kuptoj pse ajo video ku këndoja me Saimir Tahirin u bë aq virale. Edhe Saimiri si çdo person tjetër ka të drejtën të bëjë qejf.”

Në vijim, moderatorja e “Top Talent 2”, që së shpejti do të transmetohet në ekranin e “Top Channel”, pohoi gjatë intervistës së sotme se nëse nuk do të ishte politikan, Tahiri do ishte një super këngëtar: “Ka një vesh të mirë muzikor, e njeh muzikën. Mund t’i bëjë fare mirë edhe back vokalet.”