CILËN MODERATORE SHQIPTARE DO DOJE TA KISHTE TË DASHUR? Isli Islami e thotë troç – AlpeGossip
CILËN MODERATORE SHQIPTARE DO DOJE TA KISHTE TË DASHUR? Isli Islami e thotë troç

CILËN MODERATORE SHQIPTARE DO DOJE TA KISHTE TË DASHUR? Isli Islami e thotë troç

Moderatori i ‘Top Channel’ Isli Islami është një nga personazhet më të dashur për publikun shqiptar i cili shpesh herë ka tërhequr vëmendjen e publikut me jetën e tij private dhe pak ditë më parë u përfol për një lidhje me Ori Nebiajn, lidhje të cilën e mohoi.

Mbrëmjen e djeshme ai ka qenë i ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit” ku ka zbuluar shumë të pathëna nga jeta e tij. Teksa u pyet se me cilën nga moderatoret e njohura do të donte të kishte të dashur, Isli nuk ka ngurruar që të tregojë publikisht emrin.

‘Viola Spiro’, ka thënë ai duke treguar kështu që ka një simpati për bukuroshen bjonde. Ndërkohë më vonë sqaroi e nuk e di nëse Viola është apo jo momentalisht në një lidhje.