15 VITE MARTESË/ Riselda dhe Ajdin Sejdija bëjnë dasmën e dytë super madhështore – AlpeGossip
15 VITE MARTESË/ Riselda dhe Ajdin Sejdija bëjnë dasmën e dytë super madhështore

15 VITE MARTESË/ Riselda dhe Ajdin Sejdija bëjnë dasmën e dytë super madhështore

Koreografja e njohur, Riselda Sejdija prej 15 vitesh është e martuar me biznesmenin Ajdin Sejdija me të cilin ka një djalë, Brahimin. Riselda ishte e ftuar dje në “Thumb” ku gjatë emisionit tregoi se çifti do bëjnë një dasmë madhështore.

Ceremonia do mbahet në vitin 2020 dhe do jetë një nga më spektakolaret që është parë ndonjëherë.

“Do jetë një ‘Moulin Rouge’ shqiptar. Do jetë një spektakël. Do jetë më e bukur sesa dita kur jam martuar sepse tani kemi plot 15 vite, dashuria shtohet edhe më shumë. Kemi sjellë në jetë një fëmijë që na ka e ka falur zoti, Brahimi. Kjo është arsyeja përse unë dua të festoj kaq fort.

Do ftohen njerëzit që unë i kam më përzemër. Besoj do ketë 300 njerëz se unë aq kam patur në dasëm. Do ketë koreografi, do ketë këngëtarë të ftuar.

Do jetë një mega spektakël brenda një ceremonie shumë private. Ajdini është dakort. Unë i thashë që kam dëshirë të kurorëzojmë 15 vite martesë. Më tha që i duket ide shumë e shkëlqyer”, tregoi Riselda.