“NE TË ZOTËT E PUNËS…”/ Dikush i tha Fjoralbës se duhet të ndahet nga Franci dhe ja ç’përgjigje i dha ajo – AlpeGossip
“NE TË ZOTËT E PUNËS…”/ Dikush i tha Fjoralbës se duhet të ndahet nga Franci dhe ja ç’përgjigje i dha ajo

“NE TË ZOTËT E PUNËS…”/ Dikush i tha Fjoralbës se duhet të ndahet nga Franci dhe ja ç’përgjigje i dha ajo

Fjoralba Ponari dhe partneri i saj, Franci, janë kthyer shumë shpejt në dyshen e preferuar të publikut. Moderatorja ka vetëm pak kohë që e ka bërë lidhjen e saj publike dhe tashmë nuk ngurron të ndajë herë pas here detaje nga marrëdhënia me Francin. Ajo ka treguar se partnerit të saj nuk i pëlqen shumë vëmendja, ndaj ajo nuk shfaqet shumë shpesh me të në rrjete sociale.

Mirëpo ky detaj sipas një fansi të Fjoralbës do e bëj të vështirë marrëdhënien e saj me Francin dhe ndaj ata duhet të ndahen. Dikush nga ndjekësit e saj në Instagram i ka shkruar Fjoralbës:

Unë mendoj që një vajzë ekrani me 1 djalë të thjeshtë që s’do të ekspozohet nuk shkojnë mirë të ndahen”.

Sigurisht Fjoralbës nuk i ka pëlqyer ky koment dhe i ka kthyer ndjekësit përgjigjen që meritonte.

Ne të zotët e punës mendojmë ndryshe… ti pse shqetësohesh?”, i është përgjigjur ajo shoqëruar me një ‘sticker’ që lexon “askush nuk të pyeti”.

Fjorlaba tregoi para disa ditësh se Francit nuk i pëlqen fare fama, por ai e mbështet atë në çdo hap që hedh, ndaj marrëdhënia e tyre është perfekte.

“Sigurisht qe me punen qe une bej, vjen vemendja dhe pergjegjesia publike & fatkeqesisht atij i pelqen jeta e qete dhe pa zhurme, ndaj natyrisht te qenurit ne qender te vemendjes nuk eshte pjese e listes se gjerave te tij te preferuara, porrrr eshte gjithmone mirekuptues dhe me mbeshtet ne cdo hap qe une ndermarr! He is my biggest supporter!”, është shprehur moderatorja.