HIDHINI NJË SY FOTOVE/ Zbulohet i dashuri i Mikela Pupës – AlpeGossip
HIDHINI NJË SY FOTOVE/ Zbulohet i dashuri i Mikela Pupës

HIDHINI NJË SY FOTOVE/ Zbulohet i dashuri i Mikela Pupës

Ish-konkurrentja e “Përputhen” dhe ish-banorja e “Big Brother VIP 2”, Mikela Pupa, ka prezantuar të dashurin e saj. Ishin ndjekësit në Instagram që i kërkuan Mikelës të postonte foto me djalin që i ka vjedhur zemrën. Mikela ka postuar dy foto nga pushimet, por duke u siguruar t’ja fshehë fytyrën partnerit. Megjithatë, atë e kanë gjetur ndjekësit.

Në TikTok po qarkullon fotografia e tij në të njëjtin vend dhe me të njëjtat rroba, që tregojnë se bëhet fjalë për të njëjtin person.

Zbulohet i dashuri i Mikela Pupës

Djaloshi që i ka marrë zemrën Mikelës është artist i tatuazheve.

Mikela zbuloi se është një lidhje dashurie pak kohë më parë. Teksa ishte e ftuar si opinioniste në emisionin e “Përputhen”, ku edhe vetë ka qenë konkurrente, ajo tregoi se ka gjetur partnerin ideal.

Zbulohet i dashuri i Mikela Pupës

Mikela zbuloi se me personin në fjalë fillimisht kanë qenë shokë dhe më pas kanë nisur një lidhje dashurie ku tashmë po bashkëjeton me të prej tre muajsh.

“Jam me dikë që është shumë i urtë, është shumë i dashur dhe më fal atë qetësinë që nuk e kisha gjetur kurrë më përpara. Po bashkëjetoj më dikë. Kemi shumë kohë që njihemi, kemi qenë shumë shokë më përpara dhe që po bashkëjetojmë kemi vetëm tre muaj”, tha Mikela Pupa.

Ajo shtoi se partneri i saj nuk është personazh i njohur i ekranit dhe preferoi që të mos zbulonte më shumë detaje nga kjo lidhje.