Gjyshja e Bes Kallakut, Ija është kthyer në një nga personazhet më të njohur në Shqipëri. Që kur hapi Instagram, është aktive pothuajse përditë duke hedhur postime, duke u “tallur” dhe duke bërë shaka me personazhe të famshme ose jo.
Së fundmi ka postuar një foto në Instagram ku shfaqet duke përkëledhur një qingj, dhe foton e përshkruan me shprehjen e famshme të Kryeministrit “Foto of dhe dej”, por sigurisht në versionin e anglishtes së Ijes.
Nuk mungojnë edhe komentet ku akuzohet se këto postime ja bën nipi i saj, aktori i humorit Bes Kallaku, por gjithsesi, ajo po kënaq fansat dhe të tjerat ndodhta për momentin nuk kanë rëndësi./AlpeNews.al/