Pas postimeve depresive, HABIT Kallashi: Kurrë nuk më kanë interesuar njerëzit me lekë (FOTO) – AlpeGossip
Pas postimeve depresive, HABIT Kallashi: Kurrë nuk më kanë interesuar njerëzit me lekë (FOTO)

Pas postimeve depresive, HABIT Kallashi: Kurrë nuk më kanë interesuar njerëzit me lekë (FOTO)

E njohur me emrin “Kallashi”, Donjeta Kosumi është kthyer në një nga personazhet më të komentuar në media e rrjete sociale vitet e fundit. Madje edhe tani që nuk e ushtron më profesionin e valltares dhe fotot apo videot provokuese janë më të rralla, Kallashi sërish është super e komentuar.

Valltarja sot ka tërhequr vëmendjen me një postim në Snapchat ku shkruan se nuk i interesojnë njerëzit që i kanë xhepat plot, pasi ka parë zemrat e tyre bosh.

“Kurrë nuk më interesuan njerëzit me xhepa plot kur pashë zemrat e tyre bosh, u dhashë edhe 1 euro bakshish. Kaq vlejnë”, shkruhet në postimin e Kallashit.

Kujtojmë që hera e fundit kur Kallashi u komentua shumë ishte pak ditë më parë kur pas disa postimeve depresive, ajo sqaroi që bëhej fjalë për një dashuri që po e bën të vuajë, por duke mos dhënë detaje të tjera.