PAS 15 VITESH/ Pse u largua nga Top Channel në kulmin e karrierës, Luana Vjollca? – AlpeGossip
PAS 15 VITESH/ Pse u largua nga Top Channel në kulmin e karrierës, Luana Vjollca?

PAS 15 VITESH/ Pse u largua nga Top Channel në kulmin e karrierës, Luana Vjollca?

Pas 15 vitesh që vendosi të largohej nga “Top Channel”, duket se ka hequr dorë përfundimisht nga ekrani në moshën 30-vjeçare, për t’iu përkushtuar biznesit e saj të çantave dhe aksesorëve, të cilin e hapi këtë verë dhe flitet ta zgjerojë edhe me shitje veshjesh.

Pas një periudhe ku paralajmëroi diçka të re që nuk lidhet as me muzikën e as me televizionin, zbulohet drejtimi i ri në jetë i Luana Vjollcës. Ajo ka punuar këto kohë në një koleksion të përbashkët të çantave dhe kapeleve me një brand online me bazë në Tiranë, i krijuar në vitin 2019.

Askush nuk e priste në fakt këtë moment kulminant të karrierës së saj, që ajo jo vetëm ta mbyllte emisionin “Shiko kush Luan”, por edhe të marrë vendimin më të vështirë për një vajzë që është rritur në ekran, pra të tërhiqet nga ekrani në moshën 30-vjeçare.

Shkak për këtë vendim u bë si fillim projekti i “Big Brother Vip”, që në fillim iu besua asaj, por më pas iu dha Arbana Osmanit, prezantueses ikonë të këtij formati në Shqipëri.

Më pas Luana bëri tentativën numër 2, që të merrte përsipër moderimin e “Portokallisë”, në krah të Salsano Rrapit, dhe të largonte nga skena e humorit Fjoralba Ponarin, por edhe për këtë propozim nuk u ra dakord me drejtuesit e televizionit, kështu që vendosi të largohej nga bota e televizionit. E ndërkohë që ndjekësit i thonë se ka bërë ka bërë mëkat nga mbyllja e emisionit “Shiko kush Luan”, Luana Vjollca vendos të përgjigjet vetë në “Instagram”.