Jeta priva e aktores së humorit Arjola Demiri është komentuar tepër nga banorët dhe në publik. Aktorja është treguar e sinqertë dhe e lirshme të tregojë pa dorashka shumë momente të vështira nga jeta e saj.
Faktin që ajo ende nuk e ka gjetur partnerin e jetës Arjola shpeshherë zgjedh ta komentojë si seriozisht por edhe si autoironi. Mëngjesin e sotëm ajo ka deklaruar për banorët se “meshkujt e kanë frikë”.
“Meshkujt më kanë frikë, në të gjitha kuptimet. Dhe këtë ta merrni vesh njëherë e mirë”,- tha ajo.