SHËNIM/ Për shpërthimin e pazakontë të Alketa Vejsiut! – AlpeGossip
SHËNIM/ Për shpërthimin e pazakontë të Alketa Vejsiut!

SHËNIM/ Për shpërthimin e pazakontë të Alketa Vejsiut!

Që prej Festivalit të Këngës, moderatorja (nga më të famshmet nk Shqipëri), Alketa Vejsiu nuk është më e njëjta. 

Dhe nuk do flasim fare po fare për fitoren e Arilenës apo humbjen e Elvanës. Ajo histori duket se i la vend një tjetre.

Ka patur një shpërthim të pazakontë nga ana e saj, me të drejtë ose jo do e shohim pak mëposhtë, për këdo qe beri një koment negativ ndaj prezantimit të saj në Festival.

Me një kerkim të thjeshtë për sherret publike të Vejsiut do vërejmë se në asnje rast moderatorja nuk e ka nisur vetë. Pra, ose ka bërë diçka e të tjeret kane reaguar ose e kanë “sulmuar” se ka ndërruar shumë fustane.

Gjithçka duket se nisi të nxehet natën finale, kur Olti Curri me një sërë statusesh në profilin e tij e talli publikisht Alketën dhe aftësitë e saj të këndimit por edhe të prezantimit.

Por Alketa nuk u ndal gjatë tek Olti duke reaguar vetem me një koment pa shumë fjalë.

“Kulmi” i debatit do të arrinte kur Xhemi Shehu sëbashku me Salsanon, do të ironizonin me ane të një video fustanet dhe kendimin e Alketës: “Si mund të rrijë robi 5 minuta me një fustan…”. (kliko këtu)

E hakmarrja si një pjatë që serviret e ftohtë nuk vonoi të vinte nga moderatorja. Edhe pse jo me emrin e saj, por me revisten që ajo drejton Alekta Vejsiu bëri postimin që ishte kryefjala e ditës së djeshme: “Për Xhemilen…”

 

Per të ardhur tek rasti i tretë, që te themi atë që është na habiti të gjithëve. Tek postimi i Revistes Class për motrat Vjollca. 

Por për të gjithe ata që mendojnë se kjo ishte pa zanafillë, gabohen. 

Gjithçka mesa duket lidhet me deklaratën e Marina Vjollcës në emsionin që ajo drejton, pas mbarimit të Festivalit.

Në një version tjetër të Festivalit të 58-të të RTSH-së të titulluar “Jasha Festival” Marina ka tentuar që të këndojë. ”Ka kuptim festivali po nuk këndoi moderatorja”,-tha Marina duke qeshur.

Pak e papritur kjo, duke patur parasysh faktin se Alketa ishte personi i zgjedhur nga Marina e Getoari për të organizuar dasmën e tyre. 

E vërteta është, se megjithë kritikat që “Festivali i Këngës” la pas si asnjeherë tjetër, Alketa Vejsiu duket se nuk e ka pritur sulmin nga koleget e saj të përditshëm. Aq sa shperthimi i saj, si asnjeherë tjeter duket aq i pazakontë sa nuk i shkon për shtat.

Por nga ana tjetër, ç’të keqe pa ky vend se Alketa u ndërrua 5 apo 10 herë gjatë një Festivali të organizuar po nga ajo dhe skuadra e saj…?! 

/ALPEnews.al