SUKSESI I ERA ISTREFIT VAZHDON/ Këngëtarja elektrizon skenën në Belgjikë (VIDEO) – AlpeGossip
SUKSESI I ERA ISTREFIT VAZHDON/ Këngëtarja elektrizon skenën në Belgjikë (VIDEO)

SUKSESI I ERA ISTREFIT VAZHDON/ Këngëtarja elektrizon skenën në Belgjikë (VIDEO)

Unë jam Era, edhe koha jeme osht t’u ardh…” Epo, koha e Era Istrefit ka ardhur me kohë dhe suksesi vazhdon.

Mbrëmjen e kaluar, këngëtarja e njohur ka elektrizuar skenën e Tomorrowland-it në Antwerpen, Belgjikë.

Era u shfaq me një look krejtesisht të ri, me flokë të gjatë ngjyrë gruri të shoqëruar me disa gurë veullues në pjesën e sipërme.

Nën tingujt e muzikës elektro, ajo performoi këngën e saj të re që pritet të publikohet së shpejti të titulluar “Selfish”.

E veshur si gjithmonë me stil dhe me një performancë që ka ndezur skenën, Era ka publikuar disa video në profilin e saj personal në Instagram, që dëshmojnë atmosferën e mbrëmjes prestigjoze në Belgjikë.