SIPAS SHENJËS SUAJ/ Cili është vendi ideal për të bërë seks – AlpeGossip
SIPAS SHENJËS SUAJ/ Cili është vendi ideal për të bërë seks

SIPAS SHENJËS SUAJ/ Cili është vendi ideal për të bërë seks

Dashi: Ku të jetë

Kur vjen puna te seksi, si një shenjë tepër pasionante, Dashin nuk e kompleksojnë aspak rrethanat. Park, kinema apo banjo publike? Pse jo!

Demi: Pak luks dhe gatiNdonëse nuk do ta pranojë kurrë me zë të lartë, një Dem do çmendej marrëzisht nëse bënte dashuri (ose thjesht SEKS) në një hotel me pesë yje, qirinj, petale lulesh, ujë të aromatizuar…

Binjakët: E gjitha varet nga LARMISHMËRIA

Nuk ka rëndësi ku, si apo çfarë, për aq kohë sa çdo herë është ndryshme dhe intriguese!

Gaforrja: Shtëpi

Gaforrja është e mendimit se kur bëhet fjalë për seks të mirë, shtëpia është vendi ideal. Dhe jo, nuk e ka fjalën për shtratin! Si thua për në kuzhinë apo mbi lavatriçe?

Luani: Përpara një audience

Të njohur për vetëbesimin e jashtëzakonshëm, një Luani do t’i pëlqente të bënte seks në tarracë apo në një apartanment, pa perde vënë.

Virgjëresha: Për aq kohë sa është pastër, është në rregull

Një Virgjëreshë i ka idetë e qarta dhe kërkon t’i përmbushet gjithmonë e vetmja kërkesë: të jetë një vend i pastër, i ajrosur dhe ku rrezikshmëria për baktere të jetë zero.

Peshorja: Përballë pasqyrës

Si një shenjë tepër elegante, Peshorja mendon se nuk ka gjë më të hijshme, klasike dhe njëkohësisht eksituese se vrojtimi i dy trupave teksa përfshihen nga afshi i pasionit.

Akrepi: Në dhomën e dhimbjes

Diçka “50 hijet e Greit” do të ishte perfekte për një Akrep. Dhunë, lodra seksi, litarë, pranga…

Shigjetari: Në natyrë

Si një shpirt i lirë, Shigjetari beson se një seks i mirë bëhet atje tej, larg zhurmave dhe qytetërimit.

Bricjapi: Pas dyerve të mbyllura

Si qenie tepër e turpshme, një Bricjap sigurohet që të jetë në intimitet total. Si fillim pak masazh dhe përkëdhelje për një paralojë të denjë…

Ujori: Në internet

Nëse ka një shenjë që e dominon seksin virtual ai është Ujori. Nuk ka aspak komplekse dhe mbi të gjitha i duket tepër interesant.

Peshqit: Në pishinë

Kush më mirë se Peshqit do të çmendeshin pas një seksi të guximshëm në pishinë apo buzë një shkëmbi.