“TË SHEMBET BOTA”/ Fiori Dardha flet për luftën me sëmundjen e nënës së saj (FOTO) – AlpeGossip
“TË SHEMBET BOTA”/ Fiori Dardha flet për luftën me sëmundjen e nënës së saj (FOTO)

“TË SHEMBET BOTA”/ Fiori Dardha flet për luftën me sëmundjen e nënës së saj (FOTO)

Fiori Dardha i ka kushtuar vëmendje ndjekësve të saj në ‘Instagram’ për disa orë, mbrëmjen që lamë pas. Moderatorja e njohur ka krijuar mundësinë që të gjithë t’i bëjnë pyetje për gjithçka duan të dinë.

Një nga ndjekësit i kërkon moderatores një këshillë për përballjen me sëmundjen që ka përjetuar mamaja e saj. “Si e keni kaluar periudhën e vështirë me mamin, si gjenit forcë motivuese? Jam në të njëjtën situatën”,-shkruan personi në fjalë.

Sigurisht këtë pyetje, Fiori nuk mund ta kalonte pa vëmendje. “Më vjen shumë keq dhe urojë të shkojë çdo gjë mirë. Të shembet bota kur mëson se nëna jote vuan nga një sëmundje e rëndë, por mos harro që ajo ka nevojë për ty. Me shumë kurajo, me përkushtimin e mjekëve dhe me besimin në Zot këto sfida bëhen më të lehta. Mos e bëni sëmundjen pjesë të bisedave tuaja. Mos lejoni t’ju shkatërrojë ditët! Injorojeni sa më shumë! Të shkuara”,-shkruan moderatorja e njohur.

Kujtojmë se e ëma e Fiorit ka vuajtur nga kanceri i gjirit, të cilin për fat të mirë e mposhti. Më herët moderatorja ka ndarë pak rreshta me të gjithë ndjekësit në ‘Instagram’ me qëllim sensibilizimin e të gjitha femrave në zbulimin në faza të hershme të kësaj sëmundjeje.