“SEKRETET E PORTOKALLISË”/ Aktori i njohur tregon KONFLIKTIN me Altin Bashën: Më tha do ta nxij jetën – AlpeGossip
“SEKRETET E PORTOKALLISË”/ Aktori i njohur tregon KONFLIKTIN me Altin Bashën: Më tha do ta nxij jetën

“SEKRETET E PORTOKALLISË”/ Aktori i njohur tregon KONFLIKTIN me Altin Bashën: Më tha do ta nxij jetën

“Sekretet e Portokallisë” nxjerrin në pah anë të panjohura për publikun shqiptar dhe prapraskenat e vërteta të këtij spektakli që jemi mësuar ta shohim çdo të dielë në mbrëmje. Të qeshura që nuk mund të ndalen, aktorë që harrojnë tekstin apo mikrofonë që prishen, të gjitha këto na bëjnë të kuptojmë se çfarë pune e madhe fshihet pas çdo numri të personazheve.

Ditën e djeshme nën moderimin e Ori Nebiaj, aktori i njohur i ‘Portokallisë’, Rezart Veleshnja ka habitur kur tregoi se marrëdhëniet me regjisorin Altin Basha nuk kanë nisur aspak mirë.

Aktori që imiton personazhin e Betim Spërdhimës, Arjan Çanit, Ardit Gjebreas etj ka treguar sesi padashur i hodhi kovën me ujë të papastër në kokë, teksa luante në “Akademinë e Arteve” me Elvana Gjatën dhe prezantuesen Jonida Vokshi.

“Mbaj mend që para se të bëhesha pjesë e trupës së Portokalli shkova te një fallxhore për të parë fatin bashkë me një shoqen time, Ornelën. Unë nuk e di sa e do e besojnë njerëzit, por sa shkova aty ajo më tha: ‘Ti me del artist dhe më del se do punosh në televizion’. Dhe sinqerisht, sa kam dalë me merr në telefon një numër 069 20…Përshëndetje me tha , jam Altin Basha…”

Rezarti tregoi se ai ka qenë në një kurs të mirë në fakultet me Olta Gixharin, Nuk Xhelilin ndërsa paralel tek regjia kishte Elvana Gjatën dhe Jonida Vokshin. Me këto të fundit aktori kishte një lojë të preferuar: Të merrnin kovën e pastruesve dhe t’ia hidhnin njëri-tjetrit mbi kokë!

“Më shpesh fitoja unë, sigurisht. Një ditë, Elvana me Jonidën më hedhin një kovë me ujë drejt kokës, dhe unë ul kokën e uji del nga dritarja. ‘Më pas, dëgjoj vetëm një zë duke ulëritur, a ty ta aaa…. kur dal, ç’të shikoj, syzet e Altinit  kishin rënë përgjysmë, lagur komplet me atë kovën e qelbur dhe sa më pa më tha’:

“Mbaje mend, ty do ta nxij më këtë që më bëre”.

Pas kësaj ndodhie, si për çudi një ditë bie telefoni i Rezartit. Ishte regjisor Altini që po e kërkonte për audicione.

-Sa shkoj unë, më sheh, ul syzet dhe më thotë, çfarë do këtu ti?
-I thashë, jam Rezi, më ke thirrur për audicion.

Kështu nisi marrëdhënia mes tyre, e cila pavarësisht vështirësive të fillimit, dyshja Basha-Rezart ka treguar një bashkëpunim të frytshëm artistik!