U THA SE NUK E PRANONIN PRINDËRIT/ Reagon Albi Nako: Qesharake! Unë me Albën... - AlpeGossip
U THA SE NUK E PRANONIN PRINDËRIT/ Reagon Albi Nako: Qesharake! Unë me Albën…

U THA SE NUK E PRANONIN PRINDËRIT/ Reagon Albi Nako: Qesharake! Unë me Albën…

Një ndër “mardhëniet” më të komentuara në showbiz-in shqiptar së fundmi, është ajo mes balerinëve Abli Nako dhe Alba Hoxha. Edhe pse asnjëri nga të dy nuk e kanë pranuan asnjëherë një gjë të tillë, mjaftonte një veprim i vogël që ata të vendoseshin në vëmendjen e të gjithëve.

Lajmi më i fundit që bëri xhiron e rrjetit ishte se dyshja kishin shkëputur mardhëniet pasi nuk ndiqeshin më në rrjetin social ‘Instagram’. Madje shkak për këtë vendim, u tha se ishte mosdëshira e prindërve të Albit, për ta pranuar Albën si nusen e tyre të ardhshme.

Koreografi ishte i ftuar pasditen e sotme në studion e “Rudina” ku foli për herë të parë mbi këto lajme. Ai u shpreh se raportet me Albën janë njësoj si ma parë dhe ata janë miq shumë të mirë. Përsa i përket mosndjekjes në ‘Instagram’, Albi dha këtë arsye:

Me Albën kemi një raport korrekt profesional dhe miqësor. Lajmet që kam lexuar në portalet ishin të bazuara mbi atë çfarë panë në ‘Instagram’. Por që të mos ndiqeshim më në ‘Insta’ ishte një pakt që ne e bëmë bashk që të mos i merrnim fansat njëri tjetrit”, tregoi ai.

Ndërsa lidhur me lajmet me mosplëqimin e prindërve të tij për Albën, ai u shpreh se janë qesharake.

“Pastaj pjesa e prindërve ishte qesharake. Unë jam i rritur mjaftueshëm për të vendosur vetë në të tilla situata. Di të them që ne të dy jemi miq të mirë, bashkëpuntorë të mirë dhe mardhënia vazhdon po njësoj”, përfundoi sqarimin e tij Albi duke mos dashur të vazhdonte më tepër këtë temë.

Teksa foli për akademinë e tij “Albi Nako Dance” që pritet të hapet shumë shpejt, ai zbuloi se pjesë e këtij projekti do të jetë padyshim edhe Alba./News31