REZULTATET E STUDIMIT/ Lajm i mirë për ata që përdorin çdo ditë aspirinën – AlpeGossip
REZULTATET E STUDIMIT/ Lajm i mirë për ata që përdorin çdo ditë aspirinën

REZULTATET E STUDIMIT/ Lajm i mirë për ata që përdorin çdo ditë aspirinën

Përdorimi i rregullt i aspirinës ose ibuprofenit mund të rrit në mënyrë dramatike mbijetesën nga kanceri i kokës dhe qafës, sugjeron hulumtimi.

Qetësuesit, sipas studimit, rrisin mundësinë e mbijetesës nga 25 në 78 për qind për pacientët, kanceri i të cilëve përmbante një gjen të veçantë ndryshuar, i njohur si PIK3CA.

Një e treta e kancerit të kokës dhe qafës e mbajnë këtë mutacion, i cili gjithashtu gjendet në lloje të tjera të kancerit.

Ka më shumë se 30 zona brenda kokës dhe qafës ku mund të zhvillohet kanceri, përfshirë gojën dhe fytin.

Studiuesit në Universitetin e Kalifornisë në San Francisko shikuan normat e mbijetesës pesëvjeçare për njerëzit e diagnostikuar me kancer në qafë/fyt.

Ata zbuluan se përdorimi i rregullt i barnave anti-inflamatore (NSAID) jo steroide, siç është aspirina dhe ibuprofeni, përmirësuan ndjeshëm mbijetesën për një të tretën ose më shumë pacientë me kancer të kokës dhe qafës.

Që të gjithë posedonin gjenin e përbashkët.

Duke shkruar në revistën ‘Experimental Medicine’, autorët thanë se ky është studimi i parë që tregon një ‘’avantazh të fortë klinik’ të përdorimit të rregullt të NSAID për pacientët me kancer të kokës dhe qafës me mutacione në gjenin PIK3CA.