Oriola di si t’i vejë “flakën” internetit!
Oriola Marashi është një ndër vajzat më provokuese të shoëbizzit shqiptar, të cilën e kemi parë gjithmonë me veshje ekstravagante dhe mjaft seksi duke i lënë të gjithë me gojë hapur. Ajo është vënë në qendër të vëmendjes pas nisjes së projektit të saj të parë muzikor në bashkëpunim me grupin OTR dhe fansat e saj mezi po presin debutimin.
Së fundmi Oriola ka ndarë me miqtë e saj në SnapChat një foto ku shfaqet pa make up në fytyrë dhe me një veshje transparente që i tregon thithkat e saj. Sigurisht që duken shumë pak se përndryshe nuk mendojmë se Oriola do e kishte publikuar foton, por jemi të sigurtë që ia ka arritur të ngacmojë imagjinatën e meshkujve. Fundja ajo di ta bëjë shumë mirë këtë!