“NUK KAM PASSWORD-IN E TELEFONIT”/ Bieta rrëfen publikisht 5 gjërat që urren tek Alban Dudushi – AlpeGossip
“NUK KAM PASSWORD-IN E TELEFONIT”/ Bieta rrëfen publikisht 5 gjërat që urren tek Alban Dudushi

“NUK KAM PASSWORD-IN E TELEFONIT”/ Bieta rrëfen publikisht 5 gjërat që urren tek Alban Dudushi

Mbrëmjen e kaluar, i ftuar në emisionin “Dua të të bëj të lumtur” ishte moderatori i njohur Alban Dudushi.

Ai ka surprizuar pa masë një të ftuar, mirëpo ka përfunduar në vijim i surprizuar vetë ai nga njerëzit e tij më të dashur. Në fillim pa një mesazh që vinte nga miku i tij më i mirë që jetonte në Filipine.

Më pas në studio i erdhën prindërit, të cilët e emocionuan tej mase.

Nga ana tjetër, vajza e tij Joelle i kishte shkruar një letër mjaft të ndjerë.

Ndërsa qershia mbi tortë ishte partnerja e tij, Bieta e cila rrëfeu publikisht në studio 5 gjërat që urrente te Albani.

Ju ftojmë që t’i hidhni një sy listës së mëposhtme:

1-Ushqimi i djalit. Sa herë që djali nuk ha, Albani kritikon Bietën dhe i drejton gishtin “Ti e ke fajin”. Bieta nuk e pëlqen aspak këtë lloj sjellje.

2-Llulla e Albanit. Bukuroshja tregoi se në rrugët e Llogarasë ai mban llullën në njërën dorë dhe me tjetrën timonin. Edhe këtë sjellje, Bieta nuk e pëlqen aspak.

3-Ndryshimet mes brezave. Duke qenë breza të ndryshëm, Albani kritikon Bietën duke i thënë që brezi i saj nuk është i përgatitur, nuk lexon etj…

4-Shapkat. Albani rri zbathur gjithë kohën nëpër shtëpi.

5-Password-i. Albani e ka passwordi-n e telefonit të Bietës, ndërsa kjo e fundit nuk e ka të Albanit.

Këto janë 5 gjërat që moderatorja e njohur nuk pëlqen tek Albani. Për hir të së vërtetës, lista kishte qenë më e gjatë, mirëpo ishte reduktuar nga Arbana Osmani dhe vetë Bieta.

Në mbyllje të emisionit, bukuroshja i tha moderatorit: “Të dua”, dhe kërcyen së bashku të përqafuar.