Aurela Hoxha bën urimin emocionues për personin e zemrës: Fëmijët e tu… – AlpeGossip
Aurela Hoxha bën urimin emocionues për personin e zemrës: Fëmijët e tu…

Aurela Hoxha bën urimin emocionues për personin e zemrës: Fëmijët e tu…

Kur një qiri shtohet në tortën e ditëlindjes së prindërve tanë kupton se vitet ikin dhe ne rritemi. Ata kujdesen për ne si të ishim gjithmonë fëmijë.

Modelja Aurela Hoxha nëpërmjet një urimi publik dedikuar nënës në ditën e saj të lindjes, i ka shprehur dashurinë dhe mbështetjen e saj të përhershme duke i treguar se një qiri më shumë në tortën e ditëlindjes nuk ndryshon asgjë.

‘Një qiri më shumë mbi tortën e ditëlindjes ty nuk të bën asnjë ndryshim e bukura mami im. Tre fëmijët e tu do i kesh gjithmonë pranë, siç rrinë yjet afër hënës, sepse ti je hëna jonë. Simboli i paqes, i mirësisë.. të dua! Gëzuar ditëlindjen mami’-ka shkruar Aurela bashkangjitur fotos së nënës së saj.

Prej disa kohësh modelja është vendosur në Spanjë prej ku po punon për linjën e saj të veshjeve.