Era performoi në FINALEN e Botërorit, flet ish i dashuri i saj: Ndihem shumë… – AlpeGossip
Era performoi në FINALEN e Botërorit, flet ish i dashuri i saj: Ndihem shumë…

Era performoi në FINALEN e Botërorit, flet ish i dashuri i saj: Ndihem shumë…

Pas performancës së Era Istrefit në finalen e Kupës së Botës, flet Faton Shoshi Faton Shoshi, ish-menaxheri i këngëtares shqiptare që perfomoi sot në ceremoninë hapëse të Kupës së Botës, Era Istrefit, është shprehur krenar me paraqitjen e këngëtares 24-vjeçare në finalen e Botërorit.
Në një prononcim për Insajderin, Shoshi ka thënë se ndihet i lumtur që një ish-pjesëtare e menaxhmentit të tij ka arritur të performojë në një ngjarje kaq të madhe si Kupa e Botës.

“Ndihem i lumtur që Era ka qenë pjesë e ekipit tim. Performancë e mirë dhe jam krenar që një kosovare ka arritur kaq shumë”, ka thënë për Insajderin.

Shoshi ka qenë menaxheri i Era Istrefit deri në vitin 2017.