Plot surpriza dhe momente unike ka qene episodi i ‘Koha për lojë’ në programin ‘Adrenalinë’. Të ftuarit e radhës ishin modelja Xhensila Pere dhe moderatori i IN tv Ermal Peçi.
Teksa gazetja Gentjana pyeti Ermalin nëse është i lidhur ai tha se për momentin nuk ka një lidhje serioze dhe se televizioni i merr shumë impenjim.
Por ai vijoi me shaka duke i thenë gazetares se tani po mendon vërtet për një nuse dhe për beba.. Kaq mjaftoi që intervistën ta ndërpriste Xhensila Pere e cila iu ul në gjunjë Ermalit dhe i kërkoi martesë. Shumë të qeshura solli ky moment teksa Ermali tha se një nuse si ajo është ideale pasi xhensila është ‘nikoqire’ nga Pogradeci, e çmendur dhe shofere e mirë.
Mos humbisni këtë moment në videon e mëposhtme, a e pranon Ermali propozimin? A puthen në fund?