E kemi thënë disa herë që manikyri French është trendi më i madh i këtij viti, por nëse dëshironi diçka më bindëse, atëherë hidhuni një sy trendeve të manikyrëve që vijnë direkt nga pasarelat e famshme të sezonit pranverë-verë 2020. Java e Modës në Nju Jork tregoi edhe një herë se manikyri French nuk ka pse të kufizohet vetëm në dizajnin e bardhë dhe rozë, pasi ka disa modele e ngjyra që mund ta bëjnë atë të duket më modern. Megjithatë, edhe ato vajza që nuk janë aspak fanse të French-it, mund të duken trendy duke u frymëzuar nga modelet e tjera që u panë në sfilatat e prezantimit të koleksioneve të 2020-ës.
Khaite
French minimalist
Rebecca Minkoff
Një model modern perfekt për vjeshtën dhe dimrin
Kith
Një version modern i French-it
Pyer Moss
Shumëngjyrësh
Alice + Olivia
French me pika
Phillip Lim
Chic pa shumë përpjekje
Jeremy Scott
Thonj nostalgjikë
Prabal Gurung
Sërish French
Oscar de la Renta
French ombre
Christian Siriano
French futurist