KREVAT ME PALETA, ABAZHUR ME KAFAZ/ Brenda shtëpisë së aktores shqiptare: Më kushtoi… (VIDEO) – AlpeGossip
KREVAT ME PALETA, ABAZHUR ME KAFAZ/ Brenda shtëpisë së aktores shqiptare: Më kushtoi… (VIDEO)

KREVAT ME PALETA, ABAZHUR ME KAFAZ/ Brenda shtëpisë së aktores shqiptare: Më kushtoi… (VIDEO)

E ftuar së fundmi në “Ftesë në 5”, ishte aktorja e njohur Ina Gjonçi e cila gjatë emisionit zbuloi ambientet e shtëpisë së saj. Ina tregoi se ka harxhuar shumë pak para për shtëpinë pasi të gjitha mobiliet janë të riciklueshme dhe një pjesë e dekorimeve janë realizuar nga mamaja e saj. Bëhet fjalë për një shtëpi “ekologjike”, ku siç tregoi aktorja krevati është i bërë me paleta apo abazhuri me kafaz.

Ina u shpreh se kjo zgjedhje e ka ndihmuar që të shmangë kostot e larta, pasi në total buxheti për arredimin e shtëpisë kap vlerën e vetëm 1 milion e gjysmë lekësh të vjetra.

“Sado që aktorët, këngëtarët, vip-at duhet të flasin për shtëpi të mrekullueshme, të mobiluara me mijëra euro, unë zgjodha të ndaj këtë eksperiencë me publikun”, u shpreh aktorja.