Besnik Qaka i grupit NRG Band po pret të bëhet baba për herë të parë pasi siç dihet tashmë bashkëshortja e tij Lolita është shtatzënë dhe këtë vit çifti do bëhen me vajzë.
Lolita nuk e ka fshehur deri më tani barkun e rrumbullakosur duke postuar shpeshherë foto në rrjete sociale.
Në imazhin e fundit, ajo fotografon barkun nga lart duke treguar se nuk mund t’i shohë këmbët e saj, “hall” që e kanë të gjitha gratë shtatzëna.
Të njëjtin shqetësim ka shprehur edhe modelja Behati Prinsloo ditën e djeshme e cila në foton ku tregon barkun shtatzënë shkruan: “Mezi po pres t’i shikoj sërish gishtat e këmbëve”.
Nga ana tjetër, Lolita me anë të kësaj fotoje ka zbuluar se është në muajin e 7 të shtatzënisë pasi shkruan 31-javëshe.