“Të keqen motra, m’i jep borxh për ca ditë”. Marina dhe Luana paskan një këmbë – AlpeGossip
“Të keqen motra, m’i jep borxh për ca ditë”. Marina dhe Luana paskan një këmbë

“Të keqen motra, m’i jep borxh për ca ditë”. Marina dhe Luana paskan një këmbë

Marinës po i qante syri për ca pushime. Me të mbaruar spektaklin “C`est la vie” u nis për arratinë e radhës. Destinacioni u zbulua pak ditë më vonë. Shkoi te e motra në Londër. E mori edhe Getin me vete e bashkë me të edhe gjysmë çizmet e Luanës. I keni parasysh ato kafet, kamosh e me majë, pikërisht ato veshi. Nga e dimë ne që janë që borxhlie është Marina? Po se Luana i ka veshur e para dhe ka shumë foto me to, ndërkohë që Marina ka vetëm një.

Marina me çizmet

(Luana me çizmet, foto nga Instagrami)
Po sa mirë që paskan një këmbë. Me pak lutje: “Të keqen motra m`i jep t’i vesh”, ose “Merri motra se të shkojnë”, Marina po zonjëron nëpër Londër me këpucët e Luanës. Dhe të gjitha vajzat që kanë motër e dinë mirë çfarë qejfi është t`i këmbesh gjërat me të. Kështu bëjnë motrat.

(Luana me çizmet, foto nga Instagrami)

(Luana me çizmet, foto nga Instagrami)

(Luana me çizmet, foto nga Instagrami)