ROSELA GJYLBEGU NDAHET NGA PARTNERI/ Këngëtarja e lënduar: Mendon se mashtron, por… – AlpeGossip
ROSELA GJYLBEGU NDAHET NGA PARTNERI/ Këngëtarja e lënduar: Mendon se mashtron, por…

ROSELA GJYLBEGU NDAHET NGA PARTNERI/ Këngëtarja e lënduar: Mendon se mashtron, por…

Këngëtarja Rosela Gjylbegu pak më shumë se 1 muaj më parë ka surprizuar me postimin e saj. Ndonëse shpesh i ka kënduar dashurisë, kjo pjesë tek ajo ka qenë një enigmë për publikun shqiptar.

Ka qenë vetë këngëtarja që ka postuar një foto krah partnerit të saj, të cilit nuk ka zgjedhur t’ia zbulojë portretin. Krahas imazhit të ëmbël, Rosela ka vendosur dy zemra të kuqe.

Por, duket se kjo marrëdhënie është në krizë dhe këtë e ka lënë të nënkuptohet nga postimet e fundit të këngëtares.

“Ndonjëherë të duhet të luash rolin e budallait për të mashtruar gënjeshtarin që mendon se po të mashtron”, ka shkruar Rosela në rrjetet sociale.

Për më tepër, ajo e shoqëron foton me një këngë. “Ti nuk më gënjen mua”, e kënduar nga Queen. Nuk dihet se nëse këto postime i dedikohen partnerit të saj, por artistja shkodrane ka vijuar sërish me postimet e çuditshme në rrjetet sociale.

“Gjithmonë mendoj se pjesa më e madhe e njerëzve nuk janë në gjendje me njohë e rinjohë shpirtin e tyre. Në fund të fundit pothuajse shumica e njerëzve jeton duke ushqyer veç trupin thuajse asnjëherë shpirtin”, shkruan Rosela.

E teksa për karrierën e saj është gjithnjë e gatshme të flas, për jetën private ka qenë gjithnjë shumë hermetike, të paktën deri pak muaj më parë, ku vendosi ta publikojë mashkullin që i ka rrëmbyer zemrën.

Por, duket se ky vendim nuk paska shkuar edhe aq mirë për Roselën, duke qenë se tashmë në rrjetet sociale shfaqet e zhgënjyer.

Rosela Gjylbegu ndahet nga partneri i saj / Këngëtarja e lënduar: Mendon se mashtron, por…