‘Fejesa’ e Kastro Zizos, këngëtari shpjegon situatën që bëri pre shumë personazhe të njohur! – AlpeGossip
‘Fejesa’ e Kastro Zizos, këngëtari shpjegon situatën që bëri pre shumë personazhe të njohur!

‘Fejesa’ e Kastro Zizos, këngëtari shpjegon situatën që bëri pre shumë personazhe të njohur!

Pak kohë më parë u përfol për një fejesë të mundshme të Kastro Zizos, por që shumë shpejt gjithçka rezultoi e rremë. E ndonëse media rozë e tepron disi me këto thashetheme, këtë herë nuk ishte faji i askujt…ose të paktën nuk mund të akuzoje portalet për atë që qarkulloi si e vërtetë. Më datë 29 dhjetor, disa nga personazhet e njohur kishin marrë një mesazh të tillë në Whats App: “Familja Bega ju fton në kurorëzimin e djalit tonë, Klevis Bega me…në lokal…”

Të gjithë të interesuarit se ç’po ndodhte kështu me Kastron, jo vetëm që ishin nisur drejt destinacionit të përmendur në mesazh, por dhe ishin kujdesur të pajiseshin me dhurata. Një prej ‘vikitimave’ kishte qenë dhe Ervin Kurti, i cili kishte pasur si shoqëruese Gerta Gixharin. Pasi të dy kishin pyetur sa lart-poshtë se ç’po ndodhte, kishin kuptuar se nuk ishin të vetmit që kishin rënë pre e kësaj shakaje. Gjithçka e kishte konfirmuar menaxheri, ndërsa personazheve nuk iu ishte besuar një rreng i tillë.