Surprizon Ana Lika: Pasi tha se u nda nga i dashuri na tregon unazën e fejesës (FOTO) – AlpeGossip
Surprizon Ana Lika: Pasi tha se u nda nga i dashuri na tregon unazën e fejesës (FOTO)

Surprizon Ana Lika: Pasi tha se u nda nga i dashuri na tregon unazën e fejesës (FOTO)

Ana Lika njihet si një ndër aktoret shqiptare më të drejtpërdrejta, që nuk e ka problem të flas hapur edhe kur bëhet fjalë për jetën e saj private. Vetëm pak kohë më parë e ftuar në emisionin “Pop Culture”, Ana rrëfeu se pavarësisht se ishte ndarë nga i dashuri, ai vazhdonte të ishte dashuria e saj më e madhe.

Mirëpo ditën e djeshme Ana i ka surpizuar të gjithë, teksa ka publikuar në Instastory një foto ku tregon një unazë të vendosur në gishtin e fejesës. Sipër fotos aktorja e njohur ka vendosur edhe një emoji që tregon një propozim për fejesë.

Sinjale këto që na bëjnë të dyshojmë se Ana është fejuar. Ndërkohë që të gjithë jemi në pritje të një konfirmimi, nuk dihet ende nëse ky është thjesht një provokim i aktores së njohur, apo ajo është fejuar me të vërtetë me ish-të dashurin apo me një partner të ri.