FRYMËZOJNË TË GJITHA FEMRAT/ Fiori Dardha dhe Rozana Radi kanë një të përbashkët – AlpeGossip
FRYMËZOJNË TË GJITHA FEMRAT/ Fiori Dardha dhe Rozana Radi kanë një të përbashkët

FRYMËZOJNË TË GJITHA FEMRAT/ Fiori Dardha dhe Rozana Radi kanë një të përbashkët

Prej disa sezonesh Fiori Dardha dhe këngëtarja e njohur Rozana Radi drejtojnë së bashku emisionin investigativ ‘Boom’, në televizionin ‘Ora News’.

Ky bashkëpunim i te dyjave ka rezultuar i suksesshëm, duke sjellë fryte të mira të punës së tyre të përbashkët në program.

Fiori dhe Rozana kanë treguar së fundmi, në një intervistë për revistën ‘Class’, se çfarë i bën vajzat bashkë dhe çfarë pëlqejnë ato tek njëra-tjetra.

Ashtu siç ka treguar Rozi, tipari kryesor që i bën bashkë dy moderatoret, është se të dyja nuk kanë frikë të kërkojnë atë që duan, nuk kanë frikë të ngrejnë zërin apo sepse janë gra.

E pyetur se çfarë pëlqen më shumë tek kolegia e saj, Radi është përgjigjur: “Tek Fiori pëlqej mënyrën se si ajo punon. Fiori e dashuron punën që bën e ndaj e bën shumë mirë atë. Puna për të është si ato historitë e mëdha të dashurisë që bëhet gjithnjë e më e mirë kur vitet kalojnë”.

Ndërsa tipari kryesor që Dardha pëlqen tek Rozana, nuk është në fakt i panjohur për publikun.

Ajo ka pohuar se pëlqen shumë sensin e humorit të saj.

Vajzat kanë treguar gjithashtu se kanë pasur dhe momente tensionuese në punë, megjithatë çdo gjë është sqaruar dhe është kthyer në normalitet.

Kujtojmë se Fiori dhe Rozana e drejtojnë së bashku emisionin që prej muajit dhjetor të vitit 2016, një emision që ashtu siç e kanë quajtur vetë ato, jep kontributin e tij në përmbytjen e realiteteve mbytëse në vend dhe zgjidhjen e problematikave të qytetarëve